Vlora e bregdetit e preferuar edhe për turizmin historik! 45% më shumë vizitorë në Muzeun e Pavarësisë

13 Korrik 2023, 16:25

Jo vetëm bregdeti. Vlora këtë sezon veror është kthyer në një destinacion të preferuar dhe për turizmin historik nga vizitorët vendas dhe të huaj. Muzeu i Pavarësisë në Vlorë në vitin 2023 ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve në masën 45 %, në krahasim me periudhën e një viti më parë