Vlora në flakë prej 10 ditësh, zv.ministrja e Mbrojtjes Bici: S’kemi situatë jashtë kontrollit, helikopterët janë në remont! Zjarret të ishin parandaluar nga pushteti vendor

31 Korrik 2021, 15:42

Teksa Vlora është prej 10 ditësh mes flakësh, ku po digjen mijëra hektarë pyje, për zv.ministren e mbrojtjes Dallëndyshe Bici nuk kemi një situatë jashtë kontrollit. Në një intervistë për Report Tv Bici ka deklaruar se nuk ka qenë e nevojshme përdorimi i helikopterëve ndërkaq ka pranuar se ata janë në remont.

“Unë e kam ndjekur nga afër operacionin kam qenë në Ksamil dhe tani jam në jug, në Ksamil ska qenë e nevojshme përdorimi i helikopterit ndërmjet forcave të armatosura. Ishin të mjaftueshme për të shuar flakët dhe parajamëruam një katastrofë që mund të ishte shumë e rrezikshme. Zgjidhja nuk janë helikopterët i kemi përdorur dhe në raste të tjera. Është në remont shumë shpejt do të jetë në gjendje pune, terreni është i vështire aty ku territory mund t ëmbuloht me mjete të tjera", tha zv.ministrja në Report Tv.