Vlora në flakë prej ditësh, prefekti Mamaj: Pas ndërhyrjes ajrore, zjarret u vunë në kontroll! Vatrat në Tragjas dhe Kuç të rrezikshme, vështirë të trajtohen prej terrenit

1 Gusht 2021, 13:26

Prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj flet për situatën në diten e gjashtë, ndërsa deklaron se në qarkun e Vlorës disa vatra janë të rrezikshme, si ajo në fshatin Tragjas, në Kuc por dhe Karaburun dhe për të fikur këto zjarre kërkohet ndërhyrja nga ajri, vetëm kjo mund të jetë zgjodhje. Mamaj tregon dhe për vështërsiteë që kanë pasur zjarrfikësit, punonjësit e zonave të mbrojtura por dhe prefektura për te shkuar ne terren për të fikur zjarrin. Situata është ende e rëndë në qarkun e Vlorës.

“Sot për shkak të ndërhyrjes së forcave ajrore u bë e mundur që zjarret të vihen në kontroll. Kemi vetëm pjesën mbrapa këtu në Dukat fshat për të cilën shpresojmë që edhe pas ndërhyrjes së helikopterit të  mbyllet si zonë.

Në të gjithë qarkun e Vlorës kemi disa vatra të rrezikshme të cilat  do ti quaja si zona të vështira për tu trajtuar.  Zona e Tragjasë, kemi zonën e Kuçit ku edhe këtu ka pasur një kohëzgjatje të zjarreve. Shpresojmë që situatën ta vëmë nën kontroll. Në Karaburun është neutralizuar dhe është stabilizuar situata. Kjo vijë zjari që ndodhet pas nesh është një punë shumë e vogël që duhet të bëjë helikopteri për ta mbyllur.

Është terren shumë i thepisur dhe me bimësi. Na është dashur 6 orë për tu ngjitur në mal për të përballuar një pjesë të zjarrit që mund të shkaktonte acarim të situatës deri në kanalizim të zjarrit në drejtim të llogarasë. Zjarri është 800 m nga banesat. Për pak minuta do të ngrihet helikopteri dhe do ta sistemojmë dhe këtë zonë”, thotë Mamaj.