Vlora prej ditësh në 'luftë' me flakët, Haki Çako shfaqet pas pushimeve në Dukat

3 Gusht 2021, 10:00 | Përditesimi i fundit: 2021-08-03 10:32:13

Kur Vlora ka më shumë se 10 ditë në flakë, sot kreu i Emergjencave Civile Haki Çako është detyruar që të ndërpresë pushimet dhe është shfaqur në Dukat. Me një telefon në vesh shihet Çako në videot e Report TV, ku si duket po ftillohet për të nisur nga puna, tani që flakët në Dukat të Ri janë afër banesave.

  •