Vlora, qarku i parë që del nga harta e COVID, asnjë rast aktiv! Ministria: 1 viktimë dhe 8 raste të reja në 24 orët e fundit

15 Qershor 2021, 19:36

Vlora është qarku i parë në vend që nuk ka asnjë rast aktiv me COVID. Në të gjithë vendin aktualisht janë 136 raste aktive. Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë raporton se është shënuar 1 humbje jete dhe 8 raste të reja nga 3375 testime të kryera.