Vlorë, 2.8 milionë USD për Muzeun Hebraik Kombëtar! Nis puna për ndertimin e godinës, pritet të përfundojë për 20 muaj

25 Shkurt, 15:30

Ka nisur puna, këtë të martë, për ndërtimin e muzeut të hebrenjve në Vlorë, një  investim i shumëpritur që pasuron trashëgiminë kulturore dhe historike.

Ky projekt parashikon transformimin e godinës së ish-klubit patriotik “Labëria” në një objekt multifunksional. Godina ekzistuese do të restaurohet si dhe do t’i shtohet një kat i ri totalisht prej xhami, që do të përdoret si ekspozitor. Është një investim i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit me vlerë prej 2.8 milion dollar ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda 20 muajsh.

“Në terren është ngritur kantieri dhe punimet kanë nisur sot.. Punimet zgjasin 20 muaj. Është projektuar nga studio izraelite “ccc”. Një pjesë të truallit, rreth 500 metra katrorë janë vendosur në dispozicion të ministrisë nga bashkia e vlorës. Zhvillues dhe investitor është AADF e cila ka kontraktuar një kompaninë për të kryer punimet. Ne si drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kultutore do të monitorojë ccdo fazë të punimeve, tha drejtori Orges Feimi.