Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në afërsi të fshatit Oshtimë, në aksin e vjetër rrugor të Vlorës.
Si pasojë e përplasjes 34-vjeçari i identifikuar si Albano Hoxha ka ndërruar jetë, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Ndërkohë nga pamjet e siguruara shihet se automjeti është shkatërruar plotësisht.


















