Vlorë/ ‘Amantia Fest’ bashkon historinë, traditën dhe turizmin në zemër të Parkut Arkeologjik

1 Qershor, 21:48 | Përditesimi: 1 Qershor, 21:48

Kënga e vallet polifonike, kulinaria dhe elementë të tjerë të trashëgimisë kulturore sollën një atmosferë të ngrohtë për qytetarët dhe vizitorët në Parkun Arkeologjik të Amantias.

“Amantia Fest” është tashmë një traditë që zhvillohet çdo vit në fundjavën e fundit të muajit maj, duke mbledhur qytetarë e vizitorë.

Promovimi i vazhdueshëm i këtij siti arkeologjik është një ogur i mirë për zhvillimin e turizmit kulturor, në një kohë kur Amantia po shndërrohet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj.

A.A/Shqiptarja.com