Vlorë/ Bashkia dhe policia aksion për lirimin e hapësirave publike, Dredha: Nuk ka lidhje me deklaratat e Ramës! Duhet të kemi drejtorë më të motivuar

5 Korrik, 12:21 | Përditesimi: 5 Korrik, 12:21

Aksion bashkia dhe policia zbatim në terren për porositë e lëna nga kryeministri, lidhur me lirimin e hapësirave publike të zaptuara prej kohësh në mënyrë të paligjshme. Ka qenë kryebashkiaku Ermal Dredha dhe drejtori i Policisë Helidon Çela që kanë dalë në terren dhe po ndjekin nga afër zbatimin e masave. Ky aksion është përqendruar kryesisht te parkimet e paligjshme dhe do të vazhdojë çdo ditë deri në rikthimin e hapësirës për qytetarët.

 

r.k./Shqiptarja.com