Vlorë/ Defekt në kabinën elektrike, zjarr në Radhimë! Largohet rreziku nga shtëpitë e bizneset, aktive vatra në kodër! U rrezikua edhe karburanti

19 Gusht 2021, 20:23 | Përditesimi: 19 Gusht 2021, 20:23

Zjarr i përmasave të mëdha që u përhap sot pasdite në Radhimë të Vlorës është vënë nën kontroll. Pranë vatrës ka pasur edhe banesa e biznese, por aktualisht është shmangur rreziku prej tyre.

Aktive është vetëm vatra e zjarrit në kodra, për të cilën po punohet. Flakët të ndihmuara nga era fillimisht u përhapën drejt një karburanti aty pranë, por tashmë është shmangur rreziku iu shpërthimit të tij në flakë pasi vatrat u neutralizuan. Sipas prefektit kabina elektrike ka pësuar defekt dhe ka bërë shkëndijë elektrike dhe ky dyshohet të ketë qenë shkaku i zjarrit.

LR/Shqiptarja.com