Vlorë/ Dëmtoi barrierat anësorë të autostradës me qëllim lidhjen me një rrugë dytësore që ndërtonte pa leje, vihet në pranga 47 vjeçari

4 Shtator 2021, 11:12 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 11:12

Dëmtoi barrierat anësorë të autostradës me qëllim lidhjen me një rrugë dytësore që ndërtonte pa leje, vihet në pranga 47 vjeçari.

"Në vijim të punës për kontrollin e territorit, për evidentimin dhe  goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrugëve” të shtetasit Adrian Baçaj, 47 vjeç, banues në Vlorë. 

r.k./Shqiptarja.com