Vlorë/ Digjen 5 banesa në Gumenicë, banorët për Report Tv: Rrezikohen shtëpi të tjera, zjarri na erdhi nga Gjormi

5 Gusht 2021, 19:23

Në Gumenicë të vjetër zjarri ka djegur 5 banesa ndërsa rrezikohen dhe të tjera, ndërsa në fshatin Gumenicë të re digjen 2 stane dhe disa bagëti. Në këtë zona janë 12 vatra aktive zjarri, ndërsa vetë banorët shprehen se zjarri doli jashtë kontrollit nga mesdita, por që është ndërhyrë menjëherë nga ajri.   

Të pyetur nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo i rastësishëm, banorët e Gumenicës shprehen se zjarri ka ardhur nga Gjormi dhe nuk dinë ta përcaktojnë se kush ka qenë shkaku.

"Nga mesdita zjarri doli nga kontrolli, unë po ndihmoja në shuarjen e flakëve. Rrezikohen banesat, sidomos në Gumenicë të vjetër", tha një banor

 

"Nuk di të them kush është shkaku i zjarri, pasi ka ardhur nga Gjormi", tha një tjetër.