Vlorë/ Ekzekutohet me plumb në kokë në makinë i riu nga Elbasani, u nxor në pritë nga persona të njohur! Babai: Doli për kafe! S'kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani te i vëllai

21 Gusht 2021, 17:01 | Përditesimi: 21 Gusht 2021, 17:01

25 vjeçari i identifikuar si Xhulian Bullari është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës. Ai u gjet i vdekur nga policia mëngjesin e sotëm, rreth orës 07: 35, në një makinë tip 'Fiat Punto' me targa TR 3437 R, në aksin Vlorë-Babicë, që rezulton në pronësi të një gruaje. Sipas ekspertizës mjeko ligjore 25-vjaçari dyshohet se ka ndërruar jetë rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kaluar.

Bullari, nga Elbasani, është qëlluar 3 herë, por një plumb e ka kapur në kokë, që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë gjetur fillimisht trupin e pajetë dhe më pas kanë njoftuar policinë. Në automjetin ku u gjet viktima nuk kishte asnjë dokument, ndërsa policia e identifikoi përmes shenjave të gishtërinjve.  

LR/Shqiptarja.com