Fshati Mavrovë, dikur numëronte më shumë se 150 familje, por sot kanë mbetur vetëm 50. I ndodhur 19 kilometra nga qyteti i Vlorës dhe jo më shumë se 5 km nga rruga e “Lumit të Vlorës”, ky fshat është lënë në harresë.
Ata pak banorë që kanë mbetur, jetojnë në kushte mesjetare. Sikurse tregojnë vetë ata, janë pikërisht këto kushte që kanë çuar në ikjen masive të bashkëfshatarëve të tyre.