Vlorë, hapen 198 biznese të reja në dy muaj! Kryeson turizmi, prodhimi e tregtia

18 Mars, 17:40

Turizmi është shtylla e ekonomisë në Vlorë, ku çdo ditë çelen biznese të reja. Përgjatë dy muajve të parë të vitit 2024 numërohen 198 njësi të regjistruara për herë të parë në QKB. Drejtori i Tatimeve u bëri thirrje edhe pronarëve të ‘Airbnb’ të kryejnë regjistrim vullnetar, pasi nuk do mund të shpëtojnë nga taksat.