Vlorë/ I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për 38-vjeçarin

3 Korrik, 21:54 | Përditesimi: 3 Korrik, 21:54

Arrest me burg është masa që ka caktuar Gjykata e Vlorës për Eduart Ismailajn, 38 vjeç, i dyshuar për zjarrvënie në zonën e Jallit në Nartë. Seanca gjyqësore u zhvillua diten e sotme, ku gjyqtari Artan Çirraga e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të të dyshuarit.

r.k./Shqiptarja.com