Vlorë/ Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbyten 11 banesa në Novoselë, evakuohen banorët! Çahet diga e urës së Mifolit, uji arrin në 8 m mbi nivelin e detit

12 Dhjetor 2021, 07:32 | Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 08:35

Moti i keq, me reshje shiu intensive ka ndikuar në rritjen e nivelit të lumit të Vjosës, ku për pasojë në Novoselë, në zonën e quajtur Bishti i Malit, lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur 11 banesa. Prefekti Falmur Mamaj bëri me dije se banorët e shtëpive janë evakuuar nga zona, ndërsa situata vijon të paraqitet alarmante.

KT/Shqiptarja.com