Vlorë, nis legalizimi i pallateve të braktisura, Ahmetaj: Investitorë të tillë nuk do marrin më leje ndërtimi pa përfunduar procedurat me ndërtimet e lëna përgjysmë

17 Prill 2022, 22:05 | Përditesimi: 17 Prill 2022, 22:05

Për banorët e 260 apartamenteve dhe 60 bizneseve në Vlorë ka marrë fund kalvari i çështjes së pronësisë, pasi pallatet e tyre ishin braktisur nga ndërtuesit. Ata kanë marrë sot certifikatën e pronësisë nga zv.kryeministri Ahmetaj dhe kreu i kadastrës Artan Lame. Ahmetaj tha se investitorëve të tillë nuk do t’u jepen më leje ndërtimi. Vetëm në Vlorë figurojnë 280 pallate të braktisura nga investitorët. 

KT/Shqiptarja.com