Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!

23 Janar, 17:08

Punonjësit u grumbulluan sot para ambienteve të kompanisë me pronarë italianë dhe shqiptarë. Deri tani, kërkesave të tyre nuk i është përgjigjur askush, përveçse me premtime. As ankesa në strukturat shtetërore nuk e zgjidh problemin