Vlorë/ Punonjësit e sektorit të pastrimit protestojnë për kushte më të mira punë dhe mungesën e antidotës

3 Shkurt, 19:38 | Përditesimi: 3 Shkurt, 19:38

Vlera e antidotës është ulur nga 7 mijë lekë të reja në 4 mijë lekë në muaj, por edhe këtë ata nuk po e përfitojnë. Punonjësit kanë kërkuar edhe kushte më të mira, pasi po rrezikojnë, ndërsa kanë theksuar se nëse vlera që përfitojnë prej 4 mijë lekësh nuk do të hidhet, atëherë protesta e tyre do të vijojë.

I.M/Shqiptarja.com