Prej disa ditësh Report Tv ka denoncuar hedhjen e inerteve në Vlorë pa kriter dhe vend pa vend. Pas rastit të hedhjes së inerteve në Pyllin e Sodës në vijën bregdetare të Vlorës, sot i njëjti rast paraqitet në Orikum. Gjatë vazhdimit, kamera e Report Tv filmoi hedhjen e inerteve të tjera të hedhura buzë lumit të Izorit në hyrje të Orikumit.
Persona të papërgjegjshëm, në mes të ditës, pa u trembur nga ligji, kanë hedhur inerte të shumta të çdo lloji, nga betone te thyera, mbeturina ndërtimi dhe pjesë të ndryshme të objekteve të prishura.


















