Vlorë/ Rëshqitja e gurëve dëmtoi 5 banesa te ‘Uji i Ftohtë’! Banorët: Bien inerte, jetojmë me frikë! Shkak, punimet e ‘Gener 2’ në Bypass

15 Shkurt, 18:24 | Përditesimi: 15 Shkurt, 18:27

5 familje tek Uji Ftohtë në Vlorë jetojnë me frikën se rrëshqitja e gurëve mund t’iu shembë banesat e t’i zë brenda. Ata ende nuk kanë rregulluar dëmet që pësuan në tetorin e vitit që lamë pas dhe bëjnë thirrje që institucionet të ndërhyjnë. Shkak për rrëshqitjet sipas tyre janë punimet që po bën “Gener 2” në Bypass-in e Vlorës. 

E.H/Shqiptarja.com