Vlorë/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dukat, era favorizon përhapjen e flakëve

19 Korrik, 11:15 | Përditesimi: 19 Korrik, 11:15

Në malin e ‘Shën Gjergjit’ në fshatin Dukat të Vlorës mëngjesin e sotëm është riaktivizuar vatra e zjarrit.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren për të neutralizuar flakët.

Deri më tani banesat nuk janë të rrezikuara.

r.k./Shqiptarja.com