Vlorë/ Shoferët e linjave të transportit interurban në protestë për vendqëndrimin e ri të autobusëve: Këtu na rrezikohet jeta, s'kemi asnjë kusht minimal

16 Shkurt, 11:08 | Përditesimi: 16 Shkurt, 11:08

Përfaqësuesit e Transportit interurban të qytetit të Vlorës kanë dalë këtë të hënë në një protestë paqësore në hyrje të qytetit, në rrugën që lidh aksin Transballkanike me autostradën e Vlorës.

Ata protestojnë për vendqëndrimin e ri të autobusëve interurban që është zhvendosur në hyrje të qytetit të Vlorës duke u larguar nga rruga e re ku ishte më parë. Në fjalën e tyre për media përfaqësuesit e transportit interurban thonë se vendqëndrimi i ri nuk plotëson asnjë kusht për të qenë një stacion urbani.

Sipas tyre në rrugën ku po qëndrojnë i rrezikohet edhe jeta për shkak se zbarkojnë pasagjerët dhe bagazhet në anën e rrugës duke u kthyer në burim aksidenti.

A.A/Shqiptarja.com