Vlorë/ Vijon zjarri në malin e Dukatit, asfiksohen 3 efektivë gjatë aksionit, dërgohen në spital! Kërkohet ndërhyrja nga ajri, flakët drejt parkut të Llogarasë

21 Korrik, 16:44 | Përditesimi: 21 Korrik, 16:44

Forcat zjarrfikëse dhe të FA-së po punojnë për të lokalizuar flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë. Por era gjatë orëve të pasdites ka favorizuar vatrën që përparon drejt Llogarasë. kërkohet ndërhyrje edhe nga ajri për t'i vënë nën kontroll. Tre zjarrfikës pësojnë probleme me frymëmarrjen, nisen drejt spitalit, ku ndodhen jashtë rrezikut 

    I.M/Shqiptarja.com