Vlorë, viti i ri shkollor nis me mbi 110 nxënës më pak! Dy shkolla do i nënshtrohen rikonstruksionit

11 Shtator 2023, 11:43

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha zgjodhi një ndër shkollat "Avni Rustemi" që do ti nënshtrohet këtë vit rikonstruksionit për të përcjellë mesazhin e tij në nisje të vitit shkollor. Dredha theksoi se infrastruktura dhe standardi i shkollave do të jetë prioritet.