Vlorë/ Zjarr i madh pranë gjeneratorit të energjisë elektrike në Rradhimë, rrezikohet shpërthimi i një karburanti! Afër vatrës shtëpi e biznese

19 Gusht 2021, 17:49 | Përditesimi: 19 Gusht 2021, 17:49

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Radhimë të Vlorës, pranë një gjeneratori të energjisë elektrike, duke rrezikuar banesa dhe biznese aty pranë.

Flakët të ndihmuara nga era janë përhapur dhe po avancojnë drejt një karburanti aty pranë, duke rrezikuar dhe shpërthimin e tij. Afër vatrës së zjarrtit ka disa banesa dhge biznese, të cilat janë të rrezikuara nëse flakët vijojnë të avancojnë.

LR/Shqiptarja.com