Vlorë/ Zjarr i përmasave të mëdha pranë gjeneratorit të energjisë elektrike në Rradhimë, rrezikohet edhe një karburant

19 Gusht 2021, 17:40 | Përditesimi: 19 Gusht 2021, 17:40

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Radhimë të Vlorës. Zjarri ka rënë pranë një gjeneratori të energjisë elektrike por nga flakët rrezikohet edhe një karburant që ndodhet aty pranë.

Në vendngjarje kanë shkuar 4 zjarrfikëse dhe po punojnë për të neutralizuar flakët. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

LR/Shqiptarja.com