Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët përhapen me shpejtësi në terrenin malor

25 Gusht, 20:51 | Përditesimi: 25 Gusht, 20:51

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, në Vlorë.

Flakët, të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi në terren, duke rritur rrezikun e përshkallëzimit të situatës

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për të vënë situatën nën kontroll.

E.H/Shqiptarja.com