Vlorë/ Zjarri në Dukat zgjerohet me shpejtësi, flakët përfshijnë edhe një pjesë të malit të Çikës

21 Gusht, 17:15 | Përditesimi: 21 Gusht, 17:15

Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në malet e Dukatit në Vlorë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke u përhapur në një sipërfaqe gjithnjë e më të madhe.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe terreni i vështirë malor, kanë përfshirë edhe një pjesë të malit të Çikës.

Kjo ka bërë që sipërfaqja e përfshirë nga zjarri të zgjerohet ndjeshëm.

E.H/Shqiptarja.com