Vodhën dyqane e lokale në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen 2 persona! 18-vjeçari ishte në kërkim nga 3 komisariate, iu gjetën armë, drogë dhe mjete për thyerjen e dyerve

23 Nëntor, 13:15 | Përditesimi: 23 Nëntor, 13:15

Një 18-vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim nga tri komisariate për vjedhje, është arrestuar në Elbasan bashkë me një 39-vjeçar nga Lezha. Dy të rinjtë në bashkëpunim dyshohet se kanë vjedhur para dhe produkte në tre biznese në Elbasan, ndërsa 18-vjeçari dyshohet edhe për tre vjedhje të tjera në Tiranë

A.Hl/Shqiptarja.com