Moti i keq/ Era e fortë rrëzon pemët në Shkodër, dëmtohet shkolla 9-vjeçare në Iballë dhe disa banesa!

23 Nëntor, 11:09 | Përditesimi: 23 Nëntor, 11:09

Moti i keq, me reshje shiu dhe erëra të forta, ka shkaktuar dëme në Shkodër ku janë rrëzuar pemë, ndërsa në Iballë janë dëmtuar çatia e një shkolle 9-vjeçare, banesa dhe rrugë rurale. Ndërkohë, në disa akse rrugore janë regjistruar rënie gurësh dhe inertesh. Ndërprerje të energjisë elektrike në Shkodër e Lezhë.

A.Hl/Shqiptarja.com