Deputetja e PD-së Albana Vokshi, tha se pas vendimit të Kushtetuese duhet të veprojë SPAK duke i bërë thirrje që të arrestojë kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama. Vokshi tha nga selia blu se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, qeveria nisi një revansh kundër shtet të së drejtës dhe shkatërruan një vlerë historike dhe shpirtërore për kombin tonë.Deklarata e plotë Partia Demokratike përshëndet vendimin e fundit të Gjykates Kushtetuese! Ky vendim dëshmon edhe një herë sa të drejta kanë qenë shqetesimet e vazhdueshme të PD për dhjetëra ligjet e vendimet antikushtetuese që ka miratuar e implementuar kjo qeveri në mugesë të Gjykatës Kushtetuese. Sa të drejta kushtetuese të shkelura, të mohuara, të nëpërkëmbura, nga një qeverisje që ka vepruar si bandë plaçkitëse për llogari të oligarkëve e bërë palë me krimin. Sot është më e qartë se kurrë, se pikërisht në mungesë të Kushtetueses, regjimi ndërmori një revansh të ashpër ndaj shtetit të së drejtës. Ky revansh është edhe një nga arsyet e krizës politike që prej vitesh regjim ka nxitur në jetën e vendit dhe që masakra zgjedhore e 25 prillit nuk zgjidhi dot. Shpallja ANTIKUSHTETESE e ligjit për ndërtimin e teatrit me PPP, që grabiste pronën publike, dhe vendimi për kalimin e Teatrit nga Ministria e Kukturës te Bashkia bën nul çdo vendimmarrje të Këshillit Bashkiak dhe Erion Veliajt mbi një pronë që nuk ju takon. Ky vendim është i paligjshëm. Sot të gjithë e dinë se cilët janë barbarët që shkatërruan një vlerë historike dhe shpirtërore të kombit. Sot të gjithë e dinë se beteja disa vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen Teatrin, e Partisë Demokratike dhe qytetarëve që i dolën në mbrojtje godinës ishte e drejtë! Ajo betejë nuk ishte vetëm për Teatrin Kombëtar, si një vlerë e çmuar e trashëgimisë kulturore, për historinë e arkitekturës, për vlerat shumëplanëshe politike, historike, artistike, kulturore. Jo, kauza e teatrit ishte shumë më shumë se kaq! Ajo ishte dhe mbetet një kauzë në mbrojtje të ligjit themelor që na mban bashkë si shqiptarë, Kushtetutës, një kauzë në mbrojtje të demokracisë. Pas këtij vendimi të GJykatës Kushtetuese, Partia Demokratike i kërkon SPAK të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të qytetatëve shqiptarë dhe të nxjerrë nga sirtarët kallzimin e PD për shembjen e TK. Gjykata Kushtetuese foli qartë dje se çdo vendimmarje për Teatrin Kombëtar ka qenë antikushtetuese ndaj kushdo që është kapur në flagrancë për korrupsion aktiv dhe për dëmin financiar miliona euro, të shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, kushdo që ka abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Edi Rama e Erjon Veliaj, çdo nënpunës në administratë që është bërë pjesë e vendimmarrjes antikushtetuese e antiligjore, çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës së shembjes barbare, duhet të përgjigjet para drejtësisë. Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe sot SPAK duhet ta tregojë këtë duke arrestuar menjëherë Erion Veliaj, autorin dhe përgjegjësin direkt të shembjes së Teatrit, i cili ka shpërdoruar detyrën dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit ka shkatërruar një pasuri kombëtare. Qytetarët shqiptarë duan drejtësi, qytetarët shqiptarë meritojnë drejtësi, prandaj krimi shtetëror i kryer nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, i provuar nga trupa gjyqësore e Kushtetueses, duhet të ndëshkohet një orë e më parë. PD konfirmon sërish mbështetjen e pakushtëzuar ndaj kauzës për rikthimin e Teatrit në identitetin e tij origjinal. Kjo kauzë kombëtare, ka në themel mbrojtjen e vlerave të artit, kulturës, trashëgimisë, qytetarisë dhe demokracisë, të cilat janë dëmtuar rëndë nga regjimi i pakicës, që më 25 prill vodhi shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Me shembullin e kësaj qëndrese, Partia Demokratike është e vendosur që bashkë me shumicën e shqiptarëve, t’i shkojë deri në fund betejës më të madhe, betejës patriotike për ti kthyer Shqipërisë dinjitetin e një vendi të lirë demokratik, për t’ë kthyer përsëri shpresën në zemrat e shqiptarëve.
Vokshi: SPAK të arrestoj menjëherë Erion Veliaj për shembjen e Teatrit, shkatërroi një pasuri kombëtare
Video të tjera
-
Thirrjet kundër tij në protestën për Zvërnecin, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin! ‘Non grata’? Do të shkoj në SHBA për të takuar miqtë
13 Qershor, 17:07 -
‘Zvërneci’, Rama-socialistëve: Duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e Iranit! Konkurrencë e ashpër me Greqinë e Kroacinë! Ose rrimë mbrapa, ose kalojmë në ligën e tyre
12 Qershor, 21:34 -
‘S’do shpikim rrotën, na duhet turizëm elitar’- Rama: Djalli po kërkon të pengojë investimin në Zvërnec! Ç’na duhet që Kushner është hebre? S’jemi budallenj t’i bëjmë karshillëk dynjasë
12 Qershor, 21:31 -
35-vjetori i PS, Rama mesazh socialistëve: Populli na ka zgjedhur për të udhëhequr, s’do të bëhemi ata që s’i duhen dreqit
12 Qershor, 21:29 -
‘Përplasje të mëdhenjsh për Zvërnecin’- Rama: Senatorët amerikanë duan të godasin Presidentin Trump, se po të ishte për zogjtë, do kishin folur për Rrjollin
12 Qershor, 21:24 -
‘Zvërneci’/ Rama: Investim që s’e kemi luksin ta refuzojmë, çdo përpjekje për zhvillim konsiderohet armike
12 Qershor, 21:21 -
‘Largojuni hienave’- Rama porosit protestuesit për ‘Zvërnecin’: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë, po ju gënjejnë se paskemi ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura
12 Qershor, 20:57 -
Kryeministri Rama: Investimi në Zvërnec, një xhevahir që duam t’ja vëmë kurorës së Mesdheut në emër të Shqipërisë
12 Qershor, 20:56 -
Protestat/ Rama: Kurth, po manipuloheni! Ejani shihni faktet, Sazani nuk shitet se është pronë e Shqipërisë
12 Qershor, 20:54 -
Ditëlindja e 35-të e PS, Rama kujton Fatos Nanon: Krenaria e tij për mua, vlerësim i veçantë! Kam gabuar, por do të jap gjithçka kërkohet!
12 Qershor, 20:19 -
35-vjetori i PS, Rama: Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje, është amanet i shenjtë! Bashkë drejt BE
12 Qershor, 20:17 -
Rama: 25% e territorit zonë e mbrojtur, kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh në Vjosë
12 Qershor, 20:10 -
‘Bëj durim, shqiptari e ka zakon që kundërshton pa kuptuar’- Rama citon Konicën dhe flet për punën si kryebashkiak i Tiranës: Lash pas 55 mijë rrënjë pemësh dekorative
12 Qershor, 20:08 -
35-vjetori i PS, Klosi: Jemi krenar që kjo forcë politike i ka shërbyer vetëm Shqipërisë, lidershipi i Ramës do e fusë vendin në BE
12 Qershor, 20:06 -
35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
12 Qershor, 20:02 -
LIVE - 35 vjetori i Partisë Socialiste në Tiranë
12 Qershor, 18:11 -
Spahiu: Trump i hoqi ‘Non Gratën’ Putinit dhe Dodikut, pse habiteni për Berishën?
11 Qershor, 23:13 -
‘Non grata’ e Berishës/ Sara Mile: Saliut s’ia nxinte goja të thoshte se i janë hequr sanksionet nga SHBA, shqiptarët i kanë ‘hequr vizë’! Sefa: Pres të shoh ambasadorët e huaj të vizitojnë selinë e PD
11 Qershor, 22:17 -
Zvërneci, Ministri Hoxha: Projekti në respekt të detyrimeve ndaj BE-së! Protestat tregojnë që ne kemi liri
11 Qershor, 21:35 -
‘Zvërneci’/ Blushi në Kuvend: PS duhet të gjejë forcën për t’u shkëputur nga Edi Rama! Kryeministri dhe oligarkët po grabisin pasuritë e vendit
11 Qershor, 19:01