Voltana Ademi: Demokracia u shkallmua në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019! Urojmë që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim që t'i shërbejë demokracisë

23 Qershor 2021, 21:06

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, pas përfundimit të seancës maratonë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019, u shpreh se uron që kjo gjykatë të marrë një vendim që do t'i shërbejë demokracisë së vendit. Ademi i konsideroi zgjedhjet lokale që u mbajtën më 30 qershor të 2019 si një shkelje"shkallmim" të demokracisë, ndërsa shtoi se uron që të merret sa më shpejt një vendim në lidhje me këtë çështje.

"Fakti që sot kemi duke e shqyrtuar është një arritje e madhe, drejtësia duhet të vendosë. Sot patëm një seancë shumë të gjatë, unë besoj se edhe Gjykata Kushtetuese të vijojë me një vendimmarrje që do t'i shërbejë jo vetëm shoqatës së Bashkive po pluralizmit në Shqipëri, demokracisë themelet e demokracisë janë shkelmuar më 30 qershor të vitit 2019. Uroj të kemi sa më shpejt një vendim. Institucionet në Shqipëri duhet të respektojnë ligjin", tha ajo.

Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i Ademit, Jordan Daci tha se përfaqësuesit e qeveris ënë seancë, u bënë "qesharakë" dhe se "tallen me të drejtat e çdo qytetari.

"Lajm i mirë është se Gjykata kushtetuese funksionon. Tashmë është në të drejtën e gjykatës që t'i drejtohet Komisionit të Venecias. Nuk do të ketë asnjë devijim por do të ketë krejtësisht vlerësime në favor të padisë tonë. Përfaqësuesit e Qeverisë u bënë sot qesharakë në mënyrën sesi sillen dhe tallen me të drejtat e çdo qytetari i Shqipërisë. I takon Gjykatës Kushtetuese të thotë fjalën e fundit dhe kam besim se do të na e pranojë kërkesën", u shpreh ai.