Vonesa e ardhjes së afganëve, Rama për gazetën britanike: Situata në Kabul kaotike, evakuimi nuk po shkon siç ishte planifikuar

22 Gusht 2021, 20:08 | Përditesimi: 22 Gusht 2021, 20:08

Strehimi refugjatëve afganë, të cilët po largohen nga vendi i tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët, ka qenë sërish një nga temat për të cilat ka folur kryeministri i vendit Edi Rama në mediat ndërkombëtare.  Në një intervistë për ‘The Sunday Times’ kreu i qeverisë ka deklaruar se shqiptarët ishin afganët 30 vite më parë, ndërsa u përpoqën që t’i shpëtonin regjimit të asaj kohe.

LR/Shqiptarja.com