Vota e diasporës, deputeti i PS: Opozita qysh në fillim të dialogut s’kishte dakordësi, s’ka besim të vota me postë

9 Korrik, 14:58

Vota e diasporës është ende peng i palëve politike! Grupi i Dialogut përfundoi punën pa konsensus dhe Partia Socialiste depozitoi ndryshimet në Kuvend pa pritur opozitën . I ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, deputeti socialist Lavdrim Krashi tha se nga pala e opozitës nuk kishte dakordësi qysh në nisje të bisedimeve. Sipas Krashit, PD nuk ka besim tek posta, pasi sipas tyre është e korruptuar