Vota e diasporës, mbërrijnë në KQZ edhe 7971 zarfe, 5500 janë nga Greqia! Mbi 181 mijë vota të ardhura, 18 të pashpërndarat po kthehen në Shqipëri

10 Maj, 12:32 | Përditesimi: 10 Maj, 14:13

Sot mbaron afati i dorëzimit. 7971 vota të diasporës kanë ardhur sot në KQZ. Nga këto, 5500 janë nga Greqia, e cila me këto zarfa të dërguar shkon në 40 mijë, ose 71% e totalit. Vota gjithsej raportohet se kanë ardhur 181,080, ose 78% e të regjistruarve në KQZ. 45 mijë votues që i kanë marrë zarfet, ende nuk i kanë kthyer

r.k./Shqiptarja.com