Votimi i projektligjeve/ Mazhoranca miraton strategjinë kundër dezinformimit dhe aktin për buxhetin 2025, opozita mungon

3 Korrik, 19:54 | Përditesimi: 3 Korrik, 19:54

Në përfundim të seancës së fundit plenare të Kuvend janë miratuar edhe të gjitha projektligjet që ishin në rendin e ditës.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro projektligjin 'Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit'. Ndërkohë, akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 kaloi me 71 vota pro, ndërsa projektligji për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa u miratua me 71 vota pro dhe 1 abstenim.

r.k./Shqiptarja.com