VPN për TikTok? Inxhinieri i IT: E ligjshme, por rrezikon të dhënat! Një kompani deklaroi rritje me 1200 përqind të instalimeve në Shqipëri

19 Mars, 13:00

Inxhinieri elektronik Besmir Semanaj, në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, tha se VPN është e ligjshme të përdoret, por rrezikohen të dhënat personale. Sipas tij, një ditë pas dhënies së vendimit për të mbyllur TikTok, vetëm një kompani VPN-je ka deklaruar një rritje prej 1200 përqindësh instalime nga Shqipëria.