Vranë Alket Muhon pas sherrit për pronat, dënohen me 37 vite burg gjithsej at e bir! 20 vite burg për Et'hem Muhon dhe 17 për Dino Muhon

27 Tetor 2021, 12:36 | Përditesimi i fundit: 2021-10-27 15:33:00

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, dënon me 37 vjet burg gjithsej, Et’hem dhe Dino Muhaj të akuzuar për vrasjen e Alket Muho më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj.

Vendimi është dhënë nga kryesuesja e seancës gjyqësore Blerta Cibuku e cila i dha fund maratonës tre vjeçare gjyqësore në ngarkim të personave të mësipërm. Seanca e fundit gjyqësore është mbajtur nën masa të rrepta sigurie duke parë se prezentë në dhënien e vendimit kanë qenë familjarë të dhe afërm nga të dy familjet.