Vranë dhe groposën Eglantina Buçin, 50 vite burg për babë e bir! Faik dhe Shkëlzen Buçi dënohen me nga 25 vite në qeli, i pari urdhëroi e tjetri ekzekutoi

17 Shkurt 2022, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2022-02-17 16:05:34

50 burg për baba e bir, nga 25 secili, është epilogu i një historie makabre të ndodhur në Tiranë, atë të vrasjes se Eglantina Bucit nga vëllai i saj me mbështetjen e babait 10 vite më parë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke i dhënë secilit maksimumin e dënimit me burg, përvecc atij me burgim të përjetshëm.