Vranë të atin dhe e groposën në kasolle, 3 fëmijët e familjes Meta dalin sot para gjykatës së Durrësit

26 Shkurt, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2024-02-26 15:10:26

Tre fëmijët e familjes Meta, të cilat akuzohet se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta dhe varrosën në kasolle dalin sot para gjykatës. Tre fëmijët do të njihet me masën e sigurisë, ndërsa prokurore e çështjes është Suela Beluli dhe Shpëtime Pitarku gjyqtare.

Krimi i rëndë u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.

Por, hetimet morë tjetër rrjedhë, ku u zbulua se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe në fshehjen e kufomës kanë bashkëpunuar djali i vogël, Amarildo 21 vjeç dhe vajza Hygerta, 19 vjeçe. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.