Vrasës me pagesë nga Fieri ekzekutuan ish-policin në Laç! Forcat speciale në kërkim të armës së krimit dhe autorëve

3 Nëntor 2021, 11:43 | Përditesimi i fundit: 2021-11-03 14:16:51

Ekzekutimi i ish-efektivit të  Xhelal Reçi, 2 ditë më parë në Laç vijon të mbetet pa autor dhe hetimet vazhdojnë. Forcat kryesore të hetuesve janë përqendruar tek veprimtaria e të birit Besnikut.

Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Durrës dhe Lezhë, për të cilat është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia, por nuk është arritur ende provohet implikimi i tij. Hetuesit kanë dyshime të forta se Xhelal Reçi është ekzekutuar për shkak të konflikteve të të birit, ndërsa vrasësit të cilët mendohet të jenë me pagese mund të jenë nga Fieri, zonë të të cilën është vjedhur dhe makina ti "Toyota" e përdorur nga autoret për të kryer krimin.