Vrasja e 3 grave, sociologu: Në shoqëri ekziston 'siguria e budallait'! Psikologia: Fëmijës t'i mësohet barazia, jo matematika e fizika

2 Mars 2023, 21:11

TIRANË- Sociologu Gëzim Tusha, e cilëson si më të rëndë pas kësaj ngjarjeje tronditëse me autor Dan Hutrën, indiferencën e shoqërisë. Në një intervistë në Report Tv, në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, sociologu e përshkruan atë që po ndodh me termin “siguria e budallait, që sipas tij, qytetarët nuk reagojnë për aq kohë se ky krim nuk i ka prekur ata në rrethin e ngushtë familjarë. Ai thotë se kjo ngjarje, është treguar se asnjë hallkë nuk po funksionon siç duhet për të ulur kriminalitetin në shoqërinë shqiptare.