Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, shkak sherri për parkimin! 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes, u qëllua me kallashnikov! Në kërkim autori dhe 4 të tjerë

22 Shtator 2023, 11:42 | Përditesimi i fundit: 2023-09-22 12:15:28

Valter Fjerza mbeti i vrarë nga fqinji i tij në fshatin Hoti i Ri i Shkodrës, ndërsa policia bëri të ditur se viktima nuk ishte pjesë e konfliktit për parkimin e makinës. Ai kishte shkuar pranë lokalit për të shuar sherrin mes të vëllait dhe 5 të rinjve nga fisi Mhilli kur u qëllua me automatik nga Klodian Mhilli. Autori dhe bashkëpunëtorët janë ende në arrati.