Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, e afërmja e viktimës shpërthen në lot: O Zot i madh...

27 Prill, 09:14

Ky është momenti prekës, ku një grua shpërthen në lot në vendin ku u gjet i pajetë 58-vjeçari Renato Hoxhaj në Vlorë. Gruaja, mesa duket e afërme e viktimës, duket e rënduar emocionalisht nga ngjarja. 

"O Zot, o zot i madh...", dëgjohet të thotë gruaja në video. 

58-vjeçari Renato Hoxhaj u gjet i pajetë mëngjesin e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri”. Mësohet se ai ka marrë tre plumba, dy në kokë dhe një në trup. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.