Vrasja e 59-vjeçarit në Rrëshen, dyshohet për hakmarrje midis disa fiseve në Mirditë! Si nisi kalvari i ekzekutimeve në vitin 2016

26 Shtator 2023, 15:56

Vrasja e 59-vjeçarit Martin Bardhi këtë të martë në Rrëshen dyshohet të jetë vijimësi e një kalvari të gjatë konfliktesh që janë mbyllur me shumë viktima në Mirditë. E fundit përplasje plumbash mes fiseve ishte tentativa e vetë viktimës Bardhi bashkë me djalin, Enrikun, për të eliminuar Sajmir Reçin, nip i Kastriot Reçit.