Vrasja e 60-vjeçarit në Tiranë, Olgert Dhimitri u përlesh me viktimën brenda në lokal! E ndoqi nga pas dhe e qëlloi me thikë sapo u pengua në rrugë

9 Maj 2022, 17:44 | Përditesimi: 9 Maj 2022, 21:32

Kur tashmë konflikti verbal kishte nisur brenda ambienteve të lokalit në rrugën "Ibrahim Ndroqi", Ilir Kapo dhe Olgert Dhimitri u zhvendosën për t'u "sqaruar" jashtë tij. Sipas burimeve nga policia, sapo dy burrat dolën jashtë nisën të godisnin njëri-tjetrin me grushta. 60-vjeçari Kapo e ka goditur gjithandej Dhimitrin, me grushta e shqelma, ndërsa një grup prej shtatë apo tetë personash të lagjes që kanë qenë të pranishëm, nuk kanë mundur t'i ndajnë

r.k./Shqiptarja.com