MEMALIAJ- Arrestohen babë e bir bashkëpunëtorë në vrasjen e 72-vjeçarit Faik Hajdini, ndërsa shpallet në kërkim autori i vrasjes së tij Berti Kanushi. Policia e Gjirokastrës ka zbuluar dhe vërtetuar me prova materiale krimin e ndodhur 48 orë më parë në fshatin Zhapokike 2 në Memaliaj.
Berti Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72-vjeçarit për një gardh në territorin që kufizonin banesat e tyre. Konfliktet nisën verbale dhe kulmuan me vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë. Pas vrasjes Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder e Bledar Hajdinit (babe e bir) për ta hedhur trupin në humnerë dhe fshehur vrasjen.
Kjo i ka shndërruar ata bashkëpunëtorë në krim dhe tashmë janë vënë në pranga. Policia e Gjirokastrës përmes metodave speciale ka arritur të zbulojë të gjithë dinamikën dhe autorësinë e krimit. Autori i dyshuar i krimit, Berti Kanushi është larguar nga vendi i krimit dhe është shpallur në kërkim.