Vrasja e Arben Lleshit, ish-drejtori i burgut të Peqinit: S’duhej publikuar lajmi për dërgimin e Sokol Mjacaj në ’41 bis’, veproi pasi e mori vesh

16 Dhjetor 2023, 14:09 | Përditesimi i fundit: 2023-12-16 14:12:17

Ish-drejtori i burgut të Peqinit, Faik Basha ka qenë i ftuar në studion “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv për të folur mbi ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në institucionin e sigurisë së lartë, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqaj.